Rëndësi ka fitimi në para, jo ndotja e rrugës dhe dëmtimi i qytetarëve: Kështu ndotet rruga në lagjen e Shipolit nga një kompani ndërtuese

Publikuar më:

Në adresë të Jepi Zë, kanë ardhë disa foto ku dokumentohet ndotja e rrugës nga një kompani ndërtuese.

Sipas qytetarëve, kjo Kompani po bënë bartjen e betonit me kamiona mirpo kjo kompani po futet nëpër “ara” duke marrë lloqin me vete nga ato vende.

Kamionat pasi kryejn zbarzjen e betonit, vazhdojnë rrugën nëpër lagjen e Shipolit duke e lënë baltën nëpër rrugën kryesore të Shipolit.

Kjo baltë që po e bartin këta kamiona sipas qytetarëve ua rrezikon edhe jetën sepse veturave ju krijohen vështirësi gjatë frenimit.

Sipas qytetarëve këta kamiona janë duke punuar për një Qendër Tregtare e cila po ndërton njē objekt tjetër.

Kompania ndërtuese që po bart beton, bazën e ka tek zona industriale dhe është e njohur për banorët e lagjës!

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.