Votat e diasporës për Skenderaj, ky është rezultati mes Fadil Nurës dhe Bekim Jasharit

Publikuar më:

Sot në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë numëruar votat që kanë ardhur nga diaspora për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Kandidati për kryetar nga radhët e PDK’së, Fadil Nura ka arritur të fitoj edhe besimin e diasporës për të udhëhequr me Skenderajn.

Ai ka siguruar 87 vota nga diaspora.

Ndërsa, Bekim Jashari i cili ka udhëhequr me këtë komunë deri tani ka arritur të sigurojë 26 vota nga diaspora.

Pa asnjë votë të diasporës ka mbetur Sokol Haliti i IQS’së.

Fadil Nura i PDK’së do të jetë kryetari i ri i Skenderajt. Ai në zgjedhjet e 17 tetorit ka arritur ta fitoj pa balotazh Skenderajn. Nura ka marë 57,99 për qind apo 12 mijë e 586 vota.

Ndërsa, Bekim Jashari ka arritur të marrë 40,64 për qind apo 8 mijë e 821.

Sokol Haliti ka marrë vetëm 1,37 për qind apo 298 vota.

JU REKOMANDOJMË