Reagon Nazan Kërveshi pasi e shkarkoi Agim Bahtiri

Publikuar më:

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka shkarkuar nga detyra Drejtoreshën për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale, Nazan Kërveshi.

“Jepi zë” mëson se shkarkimi ka ndodhur sot.

Arsyetim për shkarkim, Bahtiri e ka dhënë neglizhencën në punë.

Mirëpo, dihet se Kërveshi është pozicionuar kundër kryetarit Bahtiri që prej shumë kohësh.

Madje, ishte Kërveshi nga të rrallët në LVV që nuk u bën pjesë e fushatës “Agim Bahtiri +4”.

Kontaktuar nga gazeta “Zëri” drejtoresha Nazan Kërveshi ka thënë se është shkarkuar nga Bahtiri me qëllim të tentimit të tij për të manipuluar me të vërtetën.

Kërveshi ka thënë se dështimet e tij si kryetar, Bahtiri është munduar t’ia mvesh asaj dhe hasja në argumente të cilat i ka parashtruar Kërveshi në mbledhjen e sotme kanë acaruar, siç thotë ajo Bahtirin, i cili mban përgjegjësi për mos punë dhe se çdo dështim të tij mundohet t”ia mvesh të tjerëve.

Kërveshi thotë se projektin e shtëpive e ka sjellë ajo në komunë dhe Bahtiri nuk është as ideatori dhe as ai që ka nisur këtë projekt.

Duke parë bazat ligjore dhe rregulloren e Komunës për mbikëqyrjen e shtëpive, kompetencat e plota,ajo thotë se i ka drejtoria e Urbanizmit dhe drejtoria e Katastrit.

Sipas saj, në drejtorinë për Integrime Evropiane dhe Mireqenie Sociale të udhëhequr nga Kërveshi asnjëherë nuk ka pasur të gjetura nga auditorët.

JU REKOMANDOJMË