Xhafer Tahiri e paditi Ferit Idrizin për shpifje rreth aferave korruptive: Gjykata ia refuzon padinë, ngjallet dyshimi se aferat e ish-kryetarit ekzistojnë

Publikuar më:

Gara e para dy viteve në Vushtrri, ishte më e forta që prej shumë vitesh. Xhafer Tahiri humbi pushtetin, e Ferit Idrizi erdhi në pushtet.

Por, polemikat gjatë debateve ishin të ashpra, saqë u përmenden edhe paditë, shkruan “Jepi zë”.

Ka qenë Xhafer Tahiri që e ka paditur Ferit Idrizin, pasi ky i fundit kishte paraqitur disa dokumente si dosje korruptive të Tahirit.

Tahiri u revoltua dhe e akuzoi Idrizin se po gënjen dhe po fyen. Kështu, e paditi se akuzat për korrupsion janë gënjeshtra.

Por, gjykata ka nxjerrur aktgjykim ku e hedh poshtë padinë e Xhafer Tahirit. Rrjedhimisht, konfirmohet se akuzat e Ferit Idrizit për afera korruptive qëndrojnë.

Në aktgjykimin që ka siguruar “Jepi zë”, konfirmohet se gjykata ka hedhur poshtë padinë e Tahirit. Kështu, ky i fundit e krijoi mundësinë që gjykata ta hedh poshtë një padi për shpifje, e rrjedhimisht ngjallet një dyshim se aferat korruptive ekzistojnë.

Ndërkohë, mbetet të shihet nëse pas rrëzimit të padisë për shpifje, do të nis hetim ndaj ish-kryetarit Xhafer Tahiri për t’u vërtetuar aferat korruptive në fjalë.

JU REKOMANDOJMË