Rasti i dhimbshëm: 2-vjeçarja dyshohet se vdiq nga asfiksia sepse është rrotulluar në djep

Publikuar më:

Një ngjarje e trishtë ka ndodhur të mërkurën në fshatin Penuh të Podujevës, ku një fëmijë rreth 2 vjeç i humbi jetën tragjikisht. Vogëlushja dyshohet se vdiq në djep nga asfiksia.

Hetimet për rastin tashmë kanë nisur, ndërsa është deklaruar edhe shefi i urgjencës në komunën e Podujevës.

Arben Beqiri ka treguar se ekipi i tij ishte thirrur nga qendra e mjekësisë familjare në Lluzhan për të intervenuar në rastin e fëmijës, por kur arritën atje e gjetën fëmijën pa shenja jete.

Ashtu siç raportoi Sinjali, edhe Beqiri ka thënë se fëmija dyshohet të ketë vdekur gjatë kohës sa ishte i lidhur në djep.

“Vdekja dyshohet se ka ndodhur nga asfiksia sepse është rrotulluar në djep. Ka qenë i lidhur sikurse lidhen fëmijët në djep. Nuk e dimë saktë se si ka ndodhur rasti dhe nëse ka qenë dikush i pranishëm, por dyshohet se rrotullimi i djepit dhe lidhësja mund të kenë shkaktuar vdekjen

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.