Raportohet për një 9-vjeçare të vdekur në Pediatri, Policia del në vendin e ngjarjes

Publikuar më:

Mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë një e mitur e moshës nëntë vjeçare, në Klinikën e Pediatrisë të QKUK-së.

Burimet e Indeksonline thonë se familjarët e kanë raportuar rastin në Policinë e Kosovës.

Policia e Kosovës tashmë ka arritur në Klinikën Pediatrike të QKUK-së.

Atje në mbrëmjen e sotme, në rrethana të dyshimta ka ndërruar jetë një 9-vjeçare.

Ndërkohë që edhe familjarët e viktimës tashmë gjenden atje.

Ky është rasti i dytë brenda një jave, pasi të hënën vdiq një 2-vjeçare.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.