Rami Hadar do të merr drejtimin e Kosovës

Publikuar më:

Trajneri Rami Hadar së shpejti pritet ta marr drejtimin e kombëtares së Kosovës në basketboll.

Kështu kanë bërë të ditur burime të IndeksOnline, një ditë pasi Peja fitoi titullin e Kampionit të Kosovës.

Të njejta burime thonë se tashmë është arritur marrëveshja dhe zyrtarizimi pritet të ndodh në ditët në vijim.

Pavarësisht se do ta marr drejtimin e kombëtares, burimet e IndeksOnline, thonë se Rami Hadar në të njëjtën kohë do të jetë edhe trajner i KB Pejës.

Trajneri izraelit u bashkua me KB Pejën disa muaj më parë, dhe e udhëheqi drejt fitimit të titullit të kampionit, i cili i mungonte prej 10 vitesh.

Peja në finale mposhti Trepçn me seri të fitoreve 3-2.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.