Një të dyshuari në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, i është gjetur pushkë pneumatike në valixhe.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se pushka u gjet gjatë kontrollit të valixheve nga ana e zyrtarëve doganorë.
Rasti është iniciuar si “Import, eksport, furnizim apo shitje e paautorizuar e armës”.
“Aeroporti i Prishtinës 03.04.2024-14:00. Raportohet se gjatë kontrollit të valixheve nga ana e zyrtarëve doganor, në valigjen e të dyshuarit mashkull kosovar, është gjetur një pushkë pneumatike e cila është konfiskuar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.