Disa fshatra në Komunën e Istogut kanë mbetur pa energji elektrike si rrjedhojë e erërave të forta.
Tash kur janë bërë më shumë se 24 orë prej kur ka ndërprerje të energjisë elektrike, qytetarët treguan vështirësitë që po përballen.
Sa herë që ka erëra të forta në Istog, tjegullat nuk rrinë asnjëherë në vend.
Kulmet e shumë shtëpive zbulohen.
Në tokë ka përfunduar edhe një reklamë, ani pse ishte destinuar të qëndroj sa më lartë për t’u parë nga qytetarët që lëvizin në rrugë kryesore.
Rrugën deri tek zyret e KEDS-it e përshkroi edhe Imer Halitaj, banor i fshatit i cili kishte një kërkesë për ta.
” 200 euro e kam paguar rrymën. Shkova sot ju thashë në KEDS kthemi 100 euro të blej qira se s’po mundemi me ndejt në terr”, tha Halitaj për T7.