Materiali që ishte ndarë për ndërtimin e shtëpisë për një person në nevojë, është vendosur në shitje.
Ky material ishte ndarë vitin e kaluar në qeverisjen e Vetëvendosje në Mitrovicë, kur Komuna drejtohej nga kryetari Agim Bahtiri, shkruan “Jepi zë”.
Drejtoria e Urbanizimit e drejtuar nga Besnik Beka kishte ndarë te gjithë materialin e duhur për ndërtimin e një shtëpie.
“Jepi zë” ka marrë vesh se i gjithë ky material ishte vendosur në shitje.
“Shitet materiali komplet për një shtëpi”, është shkruar në postimin ku është vendosur në shitje.