Qeveria ndanë nga 100 euro për të gjithë fëmijët dhe pensionistët

Publikuar më:

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës ka vendosur që të ndajë nga 100 euro për  të gjithë fëmijët nga 0 deri në 16 vjet, si dhe për të gjithë pensionistët e kualifikuar.

Në një konferencë për media të mbajtur sot, Kurti tha se kjo nuk është një dhuratë e fundvitit për fëmijët, por një investim në mirëqenien e fëmijëve pa dallim.

“Pra të dashur fëmijë të gjithë ju që jeni të moshës 0 deri në 16 vjet dhe që jeni pranues të shtesave mujore për fëmijë do t’i përfitoni nga 100 euro secili. Kjo nuk është vetëm një dhuratë e fundvitit nga shteti i juaj, por është një investim në mirëqenien e të gjithë fëmijëve pa dallim” – tha Kurti para gazetarëve.

“Në gusht të këtij viti e prezantuam skemën e ridizajnuar të shtesave për fëmijë e cila e rriste mbështetjen duke e dyfishuar vlerën apo edhe duke e trefishuar atë. Tani janë mbi 400 mijë fëmijë të cilët marrin shtesat e tyre rregullisht për secilin muaj në lloagarinë e nënës”.

Ndërsa për pensionistët, kryeministri Kurti tha se sikurse është bërë traditë, sipas tij, sahrë ka buxhet të mjaftueshëm ndahet mbështetje edhe për pensionistët.

“Sikuse tash e kemi bërë traditë që saherë ka buxhet të mjaftueshëm dhe ekonomia rritet përtej projeksioneve, në fund të vitit, do ndajmë mbështetje shtesë të njëhershme nga 100 euro apo si disa kanë filluar ta quajnë “pensionin e 13-të”, për të gjithë pension-marrësit të cilët kualifikohen. Kjo shënon herën e pestë brenda mandatit tonë që një mbështetje e tillë shpërndahet për pensionistët” – tha Kurti.

JU REKOMANDOJMË