Qeveria Kurti paguan 150 mijë euro për shpenzimet e ujit në veri

Zëri qytetar

Shembull i keq: Punojnë në Emergjencën e Mitrovicës, por këto infermiere nuk vendosin maska

Pandemia me virusin COVID po vazhdon në vendin tonë, anipse tani paraqitet situatë pak më e qetë, shkruan Jepi...

Pas incidenteve në shkolla, Policia e Kosovës po kujdeset për sigurinë në gjimnazin “Frang...

Në gjimnazin "Frang Bardhi" në Mitrovicë, kohëve të fundit janë shtuar problemet dhe rrahjet mes nxënësve. "Jepi zë", ka raportuar...

Tollovi dhe kaos i madh tek QKMF në Mitrovicë, vetura me targa nga Serbia...

Kaosi urbanistik në Mitrovicë po vazhdon sikur ditëve të tjera nga komunikacioni i ngulfatur. Rruga me shumë probleme në...

Mbyllja e trotuarit në Bair po ua rrezikon jetën nxënësve dhe banorëve të lagjes

Rruga pranë Gjimnazit "Frang Bardhi" në drejtim të shkollës "Musa Hoti" ka edhe pjesën e trotuarit që shfrytëzohet nga...

Skandaloze: Uji në Mitrovicë del si puding

Reshjet e shiut si duket kanë trazuar ujërat e pijshëm, pasi dukshëm janë më të ndotur. Ujë që më shumë...

Qeveria e Kosovës ka shlyer shpenzimet e shërbimeve të ujit për banorët serbë të Mitrovicës së Veriut.

150 mijë euro të taksapaguesve kosovarë nga Thesari i Shtetit janë derdhur në xhirollogaritë e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica”.

Mjetet janë dedikuar për mbulimin e shpenzimeve të ujit nga qytetarët në veri të vendit.

Një dokument që ka siguruar mediumi online Paparaci, dëshmon se më 5 nëntor, 2021, Ministria e Ekonomisë transferoi 150,000.00 euro në adresë të xhirollogarive të KRU “Mitrovica”.

Transaksioni është siguruar në formë të subvencioneve nga buxheti i shtetit, tregon dokumenti.

Isuf Jashari, drejtori i Financave në KRU “Mitrovica”, tha të premten se kompania rajonale ka paguar dy fatura të energjisë elektrike me 150 mijë eurot e transferuara nga buxheti i shtetit.

Paparaci ka siguruar dy faturat e paguara nga 75 mijë euro secila. Ato janë ekzekutuar më 5 nëntor, në ditën e realizimit të transaksionit nga buxheti i shtetit në xhirollogaritë e ujësjellësit.

Ujësjellësi “Mitrovica”, faturohet me shpenzime të larta të energjisë elektrike si pasojë e furnizimit me ujë të banorëve të Komunës së Mitrovicës së Veriut.

“E tërë sasia e ujit e blerë nga kompania “Ibër Lepenci”, përmes pompave elektrike dërgohet në fabrikën e ujit të pijes në Shipol, duke prodhuar si efekt edhe shpenzime të mëdha të energjisë elektrike dhe borxhe ndaj KESCO-s”, tha Jashari të premten.

Kësisoj, për shkak të mospagesës së shërbimeve të ujit nga banorët e veriut të Mitrovicës, KRU “Mitrovica” nuk arrin të sigurojë fitime të mjaftueshme për mbulimin e shpenzimeve të saj.

Kompania Rajonale, Ujësjellësi “Mitrovica”, gjendet në Shipol të Mitrovicës dhe është e vetmja kompani e licencuar që kryen veprimtarinë e furnizimit me ujë të pijshëm dhe mirëmbajtjen e kanalizimit në rajonin e Mitrovicës, ku përfshihen edhe tri komunat tjera veriore.

Kjo kompani është nën ombrellën e Autoritetit Rregullator të Shërbimeve të Ujit (ARRU).

Paparaci, ka pyetur Ministrinë e Financave lidhur me pagesën e realizuar për mbulimin e shpenzimeve të ujit për banorët serbë të veriut të Mitrovicës, por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk ka pranuar përgjigje.

Përveç mospagesës së faturave të ujit të shpenzuar, banorët e kësaj pjese të Kosovës, nuk i paguajnë as faturat e energjisë elektrike, që llogariten nga 8 milionë euro në vit.

Për këtë çështje, Avokati i Popullit kishte iniciuar hetime duke dërguar lëndën edhe në gjykatë.

Kurse, Gjykata e Apelit ka marrë vendim që Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike të pezullojë vendimin që rryma e shpenzuar për atë pjesë, t’u faturohet qytetarëve të rajoneve tjera.

Ndërkaq, në një aktgjykim të Gjykatës Themelore në Prishtinë më 11 tetor, 2021, e ka anuluar si të kundërligjshëm vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) që t’i paguhet rryma elektrike katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës për periudhën 2012-2017.

Ky vendim erdhi pas ankesës së dorëzuar nga Avokati i Popullit.

Të fundit

E FUNDIT: Dështojnë negociatat, LDK-ja refuzon koalicionin me PDK-në

Lidhja Demokratike e Kosovës në Mitrovicë dhe kryetari Bedri Hamza, nuk kanë arritur marrëveshje koalicioni. Kështu mëson "Jepi zë" nga burime të sigurta brenda LDK-së,...

Dalin rezultatet e kandidatëve për rekrut të FSK-së

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar rezultatet testit fizik të kandidatëve për rekrut në FSK, që është mbajtur më 6 dhjetor. Kjo ministri njofton se kandidatët...

Lajme të tjera