Qeveria Kurti dërgoi “rizotim, me shkrim” që s’e çon FSK-në në veri, e rikonfirmon KFOR’i

Publikuar më:

Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti ka dërguar “rizotim me shkrim, kohëve të fundit” që Forca e Sigurisë së Kosovës nuk vendoset në veri të vendit pa autorizimin paraprak të Misionit Paqembajtës të NATO-s në vend, KFOR-it – përkatësisht nga komandanti i forcës.

Kështu konfirmuan zyrtarisht për Nacionale nga KFOR-i në një përgjigje me shkrim, pyetur për deklaratën e Komandantit italian, Enrico Barduani, i cili më 12 dhjetor në RTK2 njoftoi se Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka nisur garanci në formë të shkruar se FSK nuk shkon në veri pa pëlqimin e tyre.

Nacionale: E ky zotim në formë të shkruar – që tha Komandanti i KFOR-it – a erdhi si kërkesë e juaj që qeveria të konfirmojë zotimit e 2013’ës, apo erdhi një anshëm si shenjë e vullnetit të mirë?
KFOR: Për këtë çështje specifike që ngritët, ne s’jemi në gjendje t’ju shpalojmë hollësi të mëtejme.
Por, thuhet në përgjigjen e tyre, rreth “rizotimin me shkrim të kohëve të fundit” – këtë gjë KFOR “e mirëpret” dhe se ajo pasqyron dialogun e rregullt të KFOR-it me institucionet e sigurisë së Kosovës.

Për letrën e dërguar nga ish-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, KFOR-i nuk e jep aspak për zotim të njëanshëm, por si “Marrëveshje NATO-Kosovë”.

Kjo shkon krejtësisht në kundërthënie me atë që paraqet Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili e quan “zotim të njëanshëm” të cilës i jep dimensione eksluzive faji të Hashim Thaçit.

Dhe që, për më tepër, herën e fundit në KTV tha se “nuk e kuptoj pse e ka bërë”.

Përgjigja e KFOR-it vijon…

“Në bazë të Marrëveshjes NATO-Kosovë të vitit 2013, çdo vendosje e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) në veri të Kosovës kërkon autorizimin paraprak nga komandanti i KFOR-it”, thuhet në përgjigje të KFOR-it për Nacionale.

“Ne e mirëpresim respektimin e vazhdueshëm të Kosovës dhe rizotimin me shkrim të kohëve të fundit, që pasqyron dialogun e rregullt të KFOR-it me përfaqësues të organizatave të sigurisë në Kosovës, përfshirë edhe zotin Maqedonci. Komunikimi transparent dhe koordinimi me kohë është çelës për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetin rajonal”.

“Për këtë çështje specifike që ngritët, ne s’jemi në gjendje t’u shpalojmë hollësi të mëtejme”, vijon përgjigja.

Pjesa e tjetër e përgjgijgjesh është shablloni i kahershëm – Mandati i saj i bazuar në Rezolutën 12/44 të KS OKB-së…

Qysh e përdrodhi Kurti sërish atë letër?

“Nuk e kuptoj pse e ka bërë Hashim Thaçi…ushtria jonë u nda gjeografikisht: këtu bën, këtu s’bën…kjo është më së keqti për ushtrinë”.

Kryeministri i Kosovës, Albon Kurti iu kthye sërish letrës së 2013’ës së Hashim Thaçit për çështjen e dërgimit të FSK-së në veri – për ta shënjuar si të keqen zanafillore të problemeve të sotme të sigurisë në veri.

Kurti në intervistën (i.e masazhën politike) te Shkëlzen Gashi dhe Rron Gjjnovci, atë letër e quajti “shokun (tronditjen) më të madh” të vet në pozitën e kryeministrin të shtetit.

Por, aty pati një hile..

“Ma konfirmoi kohëve të fundit, me shkrim, Ejup Maqedonci”.

Para tre javësh, Komandanti i KFOR-it, Enrico Berduani, tregoi që për çështjen e (mos)dërgimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në zonat veriore të vendit, Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci “me shkrim” ka rikonfirmuar zotimit e famshëm – sipas pushtetit, famëkeq.

“Ne mirëpresim respektimin e vazhdueshëm të FSK-së për zotimin e tyre të 2013’ës për të mos u vendosur në veri të Kosovës pa pëlqimin dhe autorizimin paraprak të FKOR-it. Ky zotim kohëve të fundit m’u konfirmua me shkrim nga (Ministri i Mbrojtjes, Ejup) Maqedonci”, tha Berduani në RTK2 më 12 dhjetor, raporton Nacionale.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.