Qeveria kapet në rrenë, Brezovica iu kthye shtetit në kohën kur kryeministër ishte Avdullah Hoti

Publikuar më:

Ditëve të fundit pati reagime të shumta, e sidomos nga deputetët e LVV-së, të cilët mburreshin se si për herë të parë pas 22 vitesh Brezovica iu kthye institucioneve të Kosovës.

Ani pse ky është një vendim që u mor nga Agjencia Kosovare e Privatizimit në dhjetor të vitit 2020, deputetët e kësaj partie nisën të mburreshin me këtë vendim vetëm pasi u raportua nga mediat në muajin janar.

Me 22 dhjetor të vitit 2020, AKP-ja kishte marrë vendim për vendosjen e “NSH Inex Sharr Pllanina Brezovica” nën administrimin direkt të AKP-së.

Ishte deputetja, Fjolla Ujkani e para ajo e cila e përdori këtë për tu mburrur duke thënë se pas 22 vitesh për herë të parë Brezovica, nuk do të menaxhohet nga strukturat paralele serbe, por nga shteti i Kosovës, duke bërë këtu me hashtag #qeveriaKurti.

Derisa me 17 janar, ky institucion njoftoi se është emëruar bordi i ri dhe se ka filluar punën ‘Ndërmarrja Shoqërore Brezovica’, për një vendim i cili ishte marrë në vitin që lamë pas.

“Fillon punën Ndërmarrja Shoqërore Brezovica Prishtinë – Më 13 janar 2022 Bordi i Drejtorëve i AKP-së emëroi Bordin e ri të Përkohshëm Menaxhues për NSH Inex Sharr Planina Brezovicë, Shtërpce, në përbërje të gjashtë (6) anëtarëve. Kjo ndërmarrje me vendim të Bordit të Drejtorëve të AKP-së ishte vendosur më parë nën Administrim Direkt të AKP-së më 22 dhjetor 2020”, thuhet në njoftimin e AKP-së.

 

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.