Qeveria jep 20 milionë euro për t’i mbrojtur në Speciale ish-eprorët e UÇK-së

Publikuar më:

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka konfirmuar se janë ndarë 20 milionë euro për mbrojtjen e të akuzuarve në Gjykatën Speciale.


Përmes një konference për media, Selimi ka thënë se të akuzuarit që ndodhen në Hagë do të ndihmohen nga shteti.

Sipas tij, buxheti është caktuar dhe se është detyrë e shtetit ku e obligon edhe ligji.

“E kemi buxhetin e caktuar, është një detyrë e jona që na obligon ligji, ne kemi 7 milion euro të cilat janë ndarë gjatë  dhe 13 milionë tjera, krejt janë 20 milionë euro të cilat do të shfrytëzohen për mbrojtjen e të akuzuarve në Speciale”, tha Selimi.

Kujtojmë se aktualisht në Hagë janë duke u akuzuar ish-krerët e UÇK’së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli, Salih Mustafa dhe Rexhep Selimi

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.