Qeveria e Serbisë jep çelësat e 12 banesave të reja për banorët serbë të veriut të Kosovës

Publikuar më:

Ndihmësdrejtoresha e Zyrës së ashtuquajtur për Kosovën, e ngarkuar me projekte infrastrukturore, Jelena Stojkoviq ka qëndruar sot në veri të Mitrovicës.

Me këtë rast Stojkoviq ka dorëzuar çelësat e banesave të reja për 12 familje në këtë qytet.

Banesat në fjalë janë ndërtuar me fondet e Qeverisë së Serbisë, përmes të ashtuquajturës Zyra për Kosovën.

Këto banesa janë të destinuara për strehimin e çifteve të reja të martuara dhe familjeve të ndryshme, transmeton lajmi.net.

Zyrtarja serbe, Stojkoviq tha se Qeveria e Serbisë po punon për problemin e banimit për serbët.

“Ne do të bëjmë gjithçka së bashku”, shtoi ajo.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.