Qeveria e Kosovës i reagon Rusisë pasi hyri me ushtri në Ukrainë

Publikuar më:

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka reaguar pasi Rusia mbrëmë vonë nisi t’i fusë forcat e saj në Donetsk dhe Luhansk, dy rajonet në Ukrainën lindore, të cilat paraprakisht presidenti rus Vladimir Putin i njohu si të pavarura.

Në reagimin e lëshuar nga MPJ thuhet se Kosova qëndron me Ukrainën kundër agresionit të drejtpërdrejtë të Rusisë dhe luftës kundër një demokracie paqësore, shkruan Reporteri.net.

“Kosova qëndron me Ukrainën kundër agresionit të drejtpërdrejtë të Rusisë. Putini po bën edhe një herë luftë kundër një demokracie paqësore. Ai ka bërë luftëra hibride kundër demokracive në gjithë Evropën për shumë vjet. Bota e lirë duhet t’i përgjigjet me vendosmëri Putinit dhe përfaqësuesve të tij”, thuhet në reagim.

Presidenti rus, Vladimir Putin, gjatë ditës së djeshm i njohu rajonet separatiste në lindje të Ukrainës, Luhansk dhe Dontesk, si entitete të pavarura.

Dy republikat e vetëshpallura popullore kontrollohen nga separatistët pro-rusë, të cilët luftojnë kundër forcave ukrainase qysh në vitin 2014.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre evropianë  kanë thënë janë gati të shpallin sot sanksione të reja të ashpra kundër Rusisë, pasi presidenti Vladimir Putin njohu zyrtarisht dy rajone të shkëputura në Ukrainën lindore, duke përshkallëzuar një krizë sigurie në kontinent.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.