Qeveria e emëroi kundërligjshëm Kryeinspektorin e Punës, Gjykata Supreme nuk e pranon ankesën e Hekuran Muratit

Publikuar më:

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve e ka humbur edhe betejën e fundit ligjore në lidhje me emërimin e Hekuran Nikçit në pozitën e Kryeinspektorit të Inspektoratit të Punës.

Gjykata Supreme nuk e ka pranuar ankesën e ministrisë së Hekuran Muratit për të kontestuar aktgjykimin e Gjykatës së Apelit, i cili kishte vërtetuar vendimin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil se emërimi i Kryeinspektorit të Punës ishte bërë në mënyrë të kundërligjshme.

Në aktvendimin e Gjykatës Supreme, të cilin e ka siguruar gazeta Nacionale, thuhet se kërkesa e Ministrisë së Financave është e pas afatshme.

“Hedhet e pas afatshme kërkesa për rishqyrtim të jashtëzakonshme të vendimit gjyqësor, e parashtruar nga paditësi, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, kundër aktgjykimit të Gjykatës së Apelti – Departamentit për Çështje Administrative, AA nr. 354\2023, të datës 08.07.2024”, thuhet në aktvendimin e Supremes, i cili është nxjerr më 26 shtator.

Në arsyetimin e këtij aktvendimi thuhet se mbetet në fuqi aktgjykimi i Apelit.

“Me aktgjykimin e Gjykatës së Themelore në Prishtinë -Departamentit për Çështje Administrative, AA nr. 1892\22, të datës 14.04 2023, refuzohet si e pa bazuar kërkesë padia e paditësit, Ministria e Financave, Punës dhe Transferve, kundër të paditurës, Këshilit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, me të cilën ka kërkuar të anulohet vendimi i të padturës A nr.50|2022”, thyhet në arsyetimin e aktvendimit, duke dhënë detaje tjera.

“Me aktgjykimin e Gjykatës së Apelit – Departamentit për Çështje Administrative AA nr. 354\2023, të datës 08.07.2024, refuzohet si e pa bazuar ankesa e paditësit, Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, ndërsa aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë AA nr. 1892\22, të datës 14.04 2023, vërtetohet”, thuhet ndër të tjera në arsyetimin e aktgjykimit të Gjykatës Supreme, të cilin e ka siguruar Gazeta Nacionale.

Historiku i çështjes
Dy muaj më parë, gazeta Nacionale ka publikua aktgjykimin e Gjykatës së Apelit, i cili kishte rrëzuar ankesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, me të cilën kontestonte vendimin Këshilli të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës(KPMShCK) për emërimin e Kryeinspektorit të Punës.

Në këtë mënyrë, kjo gjykatë kishte konfirmuar përfundimisht vendimin e KPMShCK-së se emërimi i Hekuran Nikçit në pozitën e Kryeinspektorit të Inspektoratit të Punës ka qenë i kundërligjshëm.

Në aktgjykimin e Apelit, të cilin e ka siguruar gazeta Nacionale, refuzohet si e pa bazuar ankesa e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.

Aktgjykimi në fjalë tregon se mbetet në fuqi aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i cili e vlerësonte si të drejtë vendimin e KPMShCK-së.

“Me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për Çështje Administrative, A.nr.1892\2022, të datës 14.04.2023, është refuzuar si e pabazuar kërkesëpadia e paditësit Ministria e Financave, Punës dhe Transferve, kundër të paditurës Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, me të cilën ka kërkuar të anulohet vendimi i të paditurës A.nr.50\2022”, është thënë në vendimin e Gjykatës se Apelit.

Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfervem nuk ishte pajtuar asnjëherë me vendimin e KPMShCK-së, i cili kishte konstatuar se emërimi i Hekuran Nikçit nuk ishte bërë në përputhje me ligjet e Kosovës.

Vendimin në fjalë, ministria e Hekuran Muratit e kishte sfiduar në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Më 27 prill të vitit të kaluar, kjo gjykatë kishte vendosur që të hidhet poshtë si e pabazuar kërkesëpadi e Ministrisë së Financave, ku kërkohej të anulohet vendimi i Këshillit për pozitën e Kryeinspektorit të Punës.

“Refuzohet si e pabazuar kërkesëpadi e paditësi Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, kundër të paditurës Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, me të cilën ka kërkuar të anulohet vendimi i të paditurës A.nr.50-2022”, ishte thënë në aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, të cilin e kishte publikuar gazeta Nacionale.

Më 25 maj të vitit të kaluar, me propozim të Ministrisë së Financave, Qeveria e Kosovës, kishte emëruar Kryeinspektorin e Inspektoratit të Punës, Hekuran Nikçi.

Pas një Monitorimi të Jashtëzakonshëm në Ministrinë e Financave, Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës kishte konstatuar se emërim është bërë në kundërshtim më ligjin në fuqi për Zyrtarët Publik.

Sipas vendimit të Këshillit, për këtë pozitë nuk ishte shpallur fare konkurs publik, i cili kërkohet me Ligjin për Zyrtaret Publik.

Këshilli kishte konstatuar se pozita e Kryeinspektorit të Inspektoratit të Punës hyn në kategorinë e pozitave të nivelit të lartë drejtues në kuadër të shërbimit civil, dhe si e tillë i nënshtrohet regjimit juridik të Ligjit për Zyrtarët Publikë.

Tani Qeverisë së Kosovës nuk i mbetet rrugë tjetër vetëm se të respektojë vendimet e katër nivele gjyqësore, të cilat kanë konstatuar se emërimin e Hekuran Nikçit në pozitën e Kryeinspektorit të Inspektoratit të Punës.

JU REKOMANDOJMË