PZAP-i lë jashtë zgjedhjeve Albin Kurtin: Nuk ka të drejtë të certifikohet

Publikuar më:

PZAP (Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa) ka vendosur kundër ankesave të subjekteve politike, lidhur me mos certifikimin e kandidatëve të tyre ku pretendohej se një kandidat mund të jetë në listë nëse vendimi gjyqsor me të cilin është dënuar nuk prodhon pasoja juridike.


Rast të ngjashëm ka edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe në bazë të këtij vendimi edhe ai nuk do të mund të jetë kandidat për deputet.

Deri tani PZAP ka publikuar vetëm vendimin për Partinë e Ashkalinjëve për Integrim, dhe aty spjegon se një person nuk mund të jetë kandidat për deputet edhe nëse vendimi gjyqsor për atë person nuk ka prodhur pasoja juridike.

Lideri i VV’së Albin Kurti është i dënuar me burgim me kusht, gjë që llogaritet se vendimi gjyqsor nuk ka prodhur pasojë juridike. Por sipas PZAP, edhe në këtë rast, sipas nenit 29 pika 1, shkronja q, të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë, një personi që është i dënuar për vepër penale me vendim të prerë nuk i lejohet kandidimi për deputet, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Lidhur me pretendimet se kandidatët si në pikën I të dispozitivit të këtij vendimi, nuk u është shqiptuar dënim që krijon pasoja sipas dispozitave të Kodit Penal, Paneli vlerëson se dispozita nga neni 29 par.1 pika 1) të LZP-së, nuk kërkon që të ketë pasoë juridike në raport me llojin e sanksionit penal. Në këtë kontekst edhe rrethanat tjera të nenit 29 të LZP-së, mundësojnë kufizimin e certifikimit madje jo vetëm kur kandidati ka një vendim penal të formës së prerë, mbi dënimimin e tij, por edhe kur ekziston nën akuzë nga tribunali, siç është pka n), të nenit 29 të LZP-së”, thuhet në vendimin e PZAP’së.

Vendimi i PZAP’së vjen pasi VV dhe parti të tjera ishin ankuar për mos certifikim të disa propozimeve të tyre për kandidatë për deputetë, në këtë mes edhe për liderin e VV’së Albin Kurti.

JU REKOMANDOJMË