Pushteti e “djeg” ish-kryeshefin Enis Abdurrahmani, e largon nga puna pasi dëmtoi buxhetin e Trepça duke emëruar veten në Çetën e Shpëtimit

Publikuar më:

Ish-kryeshefi që për shumë kohë ishte i dëgjuari i Qeverisë, është larguar krejtësisht nga puna në Ndërmarrje.

Kështu ka mësuar Gazeta Jepi zë, pasi dyshohet se e vendosi veten në Çetën e Shpëtimit për të fituar më shumë para.

Njoftimin për largimin e një zyrtari e ka bërë vetë kompania Trepça. Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë:

Njoftim 🏛️

Me datën 31.01.2025 ish- KE z.E.A është larguar përkohësisht nga puna me vendim të Kryeshefit Ekzekutiv me nr.prot: 716 të datës 31.01.2025.

Për shkak se i njëjti ka kryer shkelje të renda të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.2, 1.5, 1.13 të Rregullores nr.prot: 2906 të datës 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A, pasi duke u bazuar në Raportin e Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Trepça Sh.A. për vitin 2023 z.E.A duke keqpërdorur pozitën sa ka qenë ish- KE i Trepça Sh.A është emëruar Epror i Lartë i skuadrave të shpëtimit dhe është kompensuar kundërligjshëm për çdo muaj.

Po ashtu i njëjti ka bërë keqpërdorim të pozitës si dhe ka tejkaluar autorizimet e dhëna nga neni 10 par. 1 nën paragrafi 1.2, 1.5, 1.13 i Rregullores për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A, pasi që i njëjti sa ka qenë KE ka nxjerr vendimin me nr.prot: 2673 të datës 18.05.2023 në kundërshtim me Rregulloren për Sistematizimin e vendeve të punës në njësinë biznesore Minierat me Flotacion Trepça Stantërg me nr.prot:2778 të datës 26.05.2023, ku në rregullore ceken paga bazë si dhe shtesat ndërsa i njëjti me këtë vendim shtesat i ka vendosur në pagën bazë, kështu i njëjti ka shkaktuar dëm financiar.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.