Punëtori kosovar i NEPTUN-it, dyshohet që përfitoi mijëra euro nga kartelat e klientëve

Publikuar më:

Avdyl Selimi, përgjegjës i ndrimit në kompaninë “Neptun” dega në Podujevë, është personi që u arrestua dje nga Policia e Kosovës si i dyshuar për vjedhjen e të dhënave nga kartelat bankare të klientëve dhe pastaj këto të dhëna i ka përdorur duke bërë blerje të monedhave – kriptovalutave të cilat më pas i ka shitur.

Gazeta Insajderi ka mësuar nga burimet e saja se personi i arrestuar është Avdyl Selimi punëtorë në “Neptun”, dega në Podujevë, i cili me urdhër të Prokurorisë së Shtetit është ndaluar për 48 orë.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, i dyshuari ka kryer verpra penale “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit” sipas kodit penal të Republikes së Kosovës.

Fillimisht i dyshuari Avdyl Selimi është arrestuar në vendin e tij të punës pastaj është dërguar në mbajtje 48 orë.

JU REKOMANDOJMË