Punëtorët e Trepçës ngujohen në Minierë, nuk u dolën rrogat ende

Publikuar më:

Minatorët e Trepçës, të pakënaqur për mosekzekutimin e pagave, janë ngujuar në minierë.


Sic u kuptua, janë 67 minatorët që po qëndrojnë të ngujuar brenda në zgafellë, shkruan “Jepi zë”.

Punëtorët kanë thënë se nuk do të dalin nga nëntoka derisa të kryhet pagesa ndaj tyre.

Ndërkohë, izolimin e minatorëve e ka konfirmuar edhe menaxhmenti i Trepcës, të cilët japin detaje për situatën poshtë.

“Janë rreth 67 minatorë që janë brenda. Ata po i kërkojnë mjetet e vonuara nga qeveria. Këto 1 milion që i ka dhënë Qeveria e Kosovës. Ata nëse sonte i marrim pagat, nesër ndërrimi i parë vazhdon punën. Gjendja është e qetë. Jemi në vendin e ngjarjes”, ka thënë Xhafer Peci.

Ndërkohë, Qeveria e Kosovës ka ndarë një buxhet prej 1 milion euro për kryerjen e pagesave ndaj minatorëve.

Minatorët ishin dakorduar të kthehen në punë me premtimin se pagat do të ekzekutohen gjatë kësaj jave. Por, pagat nuk dolën në llogari, gjë që solli reagimin e minatorëve.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.