Një këngë në nderim të veprës së komandantit Gani Imeri është publikuar
Kjo këngë është realizuar nga këngëtarja Ganimete Asllani.
I biri Arian Imeri, është shprehur mirënjohës për këtë dedikim.
Postimi i plotë:
Miqtë e mi, po e shpërndaj me ju këtë projekt muzikor kushtuar legjendës tonë Komandant Gani Imerit.
Me ide dhe tekst të zonjës së artë Bediha Emini e cila kontribon dhe shquhet për projektet e tilla kushtuar herojve tanë, e me zërin e artë të këngëtares së mirënjohur shqiptare znj. Ganimete Asllani dhe kompozim të Driton Fazliut e Muhamet Selimit,
Ju faleminderit shumë të gjithë juve, e mirënjohje të thellë!
Për heronjët do të këndohet gjithmonë e një ndër ta është edhe babi im.
Lavdi jetës dhe veprës së heroit Gani Imeri!