Publikohet edhe një kërcënim që mori Kurti, një serb ofroi 50 mijë euro për vrasjen e kryeministrit

Publikuar më:

Kryeministri Albin Kurti thuhet se ka pranuar një kërcënim dhe si masë e kujdesit forca të sigurisë janë shtuar pranë shtëpisë së tij.

Nga Zyra e Kryeministrit kanë konfirmuar vetëm se Kurti është kërcënuar duke mos treguar arsyen apo formën se si e ka pranuar kërcënimin.

Në media janë publikuar disa postime kërcënuese në grupe të ndryshme në rrjetin social “Facebook”.

“50 mijë euro kush e vret Albin Kurtin”, shkruhej në postimin e fundit që u bë publik, e i cili ishte bërë nga një qytetar serb.

Në një postim tjetër që u publikua shihej se një person ka shkruar në grupin “Shes blej gjithçka”, se “ishte në gjendje t’i ofronte 35 mijë euro” për “kokën” e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Postimi është fshirë nga platforma, pasi është vënë në pah nga organet e sigurisë.

JU REKOMANDOJMË