Publikohen pamjet se si tre serbët blenë emblema të UÇK-së në Kosovë

Publikuar më:

Policia e Kosovës ditën e shtunë kishte arrestuar tre serb nga qyteti i Nishit të cilët ishin kapur duke blerë uniforma ushtarake dhe emblema të UÇK-së.

RTV Dukagjini ka zbuluar skenarin se si serbët tentuan të blejnë disa uniforma ushtarake dhe emblema të UÇK-së por pasi kanë vërejtur pjesëtarët e policisë kanë blerë vetëm emblemat e UÇK-së.

Skenari ka qenë që emblemat të vendosen në gjepat e uniformave ushtarake që të mos kishte dyshime se ato janë inskenuar nga Beogradi.

“Plani i Serbisë ishte që të fabrikohej ndonjë sulm në kishat ortodokse serbe, apo ndonjë familje serbe”.

Institucionet e sigurisë thonë se Serbia e Rusia kishin interesa të inskenonin tensione gjatë zgjedhjeve serbe në Kosovë.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar se njëri nga tre serbët e arrestuar në Prishtinë kishte kontakte me BIA-n serbe dhe me Rusinë.

Kujtojmë të njëjtët ishin liruar nga prokuroria me arsyetimin se nuk kishte prova për t’u mbajtur më tej në paraburgim.

VIDEO

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.