Pse autostradat e Kosovës janë pa pagesë?

Publikuar më:

Autostradat në Kosovë vazhdojnë të jenë pa pagesë, kurse ato mirëmbahen nga buxheti i shtetit.


Në buxhetin e Kosovës për vitin 2021, për mirëmbajtjen e rrugëve janë ndarë mbi 19 milionë euro. Ndërkohë, pagesa e udhëtarëve në autostradat në Evropë, por edhe në rajon, tashmë është një rregull i zakonshmën.

Vënia e taksave për shfrytëzimin e autostradave, në të kaluarën ishte thënë se do të bëhet për arsye të menaxhimit dhe mirëmbajtjes nga sektori privat, për shkak të kostove të papërballueshme për buxhetin e shtetit.

Por, tetë vjet nga lëshimi në qarkullim i autostradës që lidh Kosovën me Shqipërinë dhe dy vjet nga përfundimigh i autostradës që lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut, në to qarkullohet pa pagesë.

Lidhur me procesin e dhënies me koncesion të autostradave, Qeveria e Kosovës ende nuk ka bërë të ditur për publikun ndonjë plan të detajuar, shkruan REL.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.