Protestohet për Betina Ymerin, 19 vjeçaren që dyshohet se u vetëvra nga presioni i të fejuarit – nëna e babai në ballë të protestës

Publikuar më:

Hyrja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë ishte bllokuar sot, nga protestuesit që po kërkojnë drejtësi për Betina Ymerin, 19 vjeçaren që i dha fund jetës.

Në ballë të protestës janë parë edhe prindërit e të ndjerës, të cilët mbanin edhe pankarta “mos t’ndodhë ma!”, shkruan “Jepi zë”.

Shoqëria civile është marrë me organizimin e protestës, ndërkaq fotografitë janë publikuar nga grupi i leximit “Myriad”.

Kujtojmë që i fejuari i Betinës u arrestuar me dyshime për shtytje në vetëvrasje.

JU REKOMANDOJMË