“Protestën nuk ua ndalojmë…”, polici i Kosovës iu flet shqip protestuesve serb

Publikuar më:

Në rrugën në Jarinje protestuesit serb po vazhdojnë të protestojnë duke bllokuar atë.

E kjo situatë deri më tash po menaxhohet mirë nga Njësitë Speciale të Republikës së Kosovës, meqë deri tash nuk raportohet për ndonjë incident, shkruan Jepi Zë.

Në një video të publikuar nga një medium serb, dëgjohet një pjesëtar duke u folur shqip protestuesve.

“Ose vazhdoni këndej ose ktheheni mbrapa. Protestën askush nuk ua ndalon por rruga duhet mu liru. Vetëm e lironi rrugën, me protestu protestoni. Besoj që jemi të qartë”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË