Propozohet ambasadori i ri në Shkup, mësohet kush pritet ta zëvendësojë Prindon Sadriun

Publikuar më:

Kosova përfaqësohet në Maqedoninë e Veriut me të ngarkuar me punë të ambasadorit. Në krye të ambasadës sonë në Shkup është Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani. Sadriu në këtë pozitë e zëvendësoi Gjergj Dedajn, i cili u shkarkua në maj të vitit të kaluar nga presidentja Osmani. Prindon Sadriu, i cili është edhe ushtar rezervë, ka prodhuar një sërë skandalesh publike, ndërkaq së fundmi i ka quajtur gazetarët edhe si ndërmarrje të përbashkët kriminale.

Kjo deklaratë i ka shtyrë mediat vendore, asociacionet ndërkombëtare të gazetarëve dhe institucionet e tjera që të reagojnë, duke e dënuar një gjuhë të tillë fyese dhe kërcënuese. Në anën tjetër, bashkëshortja e Sadriut, presidentja Osmani, nuk u distancua nga kjo gjuhë, por ajo u mundua ta shfajësonte duke thënë se është keqinterpretuar.

Përkundër që Sadriu ka gati 10 muaj si i ngarkuar me punë të ambasadorit në Shkup, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e drejtuar nga Donika Gërvalla nuk ka njoftuar ende për caktimin e një Ambasadori të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë në Maqedoninë e Veriut.

Kështu nuk ndodhi me tetë nga dymbëdhjetë pozitat e lënë të zbrazëta nëpër përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës nëpër botë. Ato tashmë janë mbuluar me ambasadorë të rinj, bazuar në informatat e shpalosura nga kryediplomatja Donika Gërvalla.

Në anën tjetër, Demokracia.com e ka siguruar vendimin e Ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, e cila më në fund e ka rekomanduar ambasadorin e ri të Kosovës në Maqedoninë e Veriut. I rekomanduar i Gërvallës për ambasador është Florian Qehaja, aktivist i shoqërisë civile.

Më 30 dhjetor të vitit të kaluar, Gërvalla i është drejtuar Kryetarit të Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë të Kuvendit të Kosovës, duke e rekomanduar Qehajën për ambasador në Shkup.

“Florian Qehaja i plotëson të gjitha kushtet e parapara sipas nenit 6 të Ligjit Nr. 03/L-044 për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimit Diplomatik të Republikës së Kosovës”, shkruan Gërvalla në arsyetimin e saj.

Nga ky vendim i Gërvallës kanë kaluar një muaj e gjysmë, por Komisioni Parlamentar ende nuk është mbledhur për ta shqyrtuar propozimin për Florian Qehajën.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.