Pronarët e diskotekave kërkojnë para nga Qeveria

Publikuar më:

Pronarët e klubeve të natës po kërkojnë nga qeveria e Kosovës që t’u ndihmojë bizneseve të tyre pasi nga pandemia kanë pësuar humbje të konsiderueshme ekonomike. Nga qeveria thonë se janë duke e vlerësuar situatën.

Janë bërë afro 1 vit e gjysmë që kur klubet e natës janë të mbyllura. Pronarët e diskotekave në kryeqytet që nga ajo kohë kanë kërkuar përkrahje financiare. Kërkojnë që një vendim të merret gjatë këtij sezoni veror.

Zëdhënësi i qeverisë Përparim Kryeziu ka dhënë detaje për RTK’në.

“Situata epidemiologjike është duke u monitoruar vazhdimisht. Çdo vendim mbi masat e reja apo lehtësimin e mëtutjeshëm të tyre do të merret në përputhje me situatën epidemiologjike, rekomandimeve të ekspertëve dhe në konsultim me hisedarët e tjerë”, ka thënë Kryeziu.

JU REKOMANDOJMË