Shtetasi turk S.O., drejtor i VisaMetric është ndaluar dje për 48 orë si i dyshuar për veprën penale “Mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore”. Ndaj tij, Prokuroria Themelore e Prishtinës, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.
“Ju njoftojmë se Prokurorja e Shtetit, pranë Gjykatës kompetente ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, për veprën penale “Mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore”, sipas KPRK-së”, tha Ulaj për Express.