Prokuroria hedh poshtë kallëzimin penal ndaj Agim Bahtirit për “vëllavrasje”

Publikuar më:

Më 30.03.2020 Policia e Kosovës kishte ngritur kallëzim penal ndaj kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri në Prokurorinë e Shtetit, për kanosje, kërcënim, nxitje të përçarjes e mosdurim dhe përhapje të urrejtjes, për shkak të një deklatare të tij në TV Dukagjini ku kishte thënë se: “Qeveri të re nuk ka prej 6 tetorit deri në zgjedhje, mos hini në një konflikt vëllavrasje sepse ne nuk e kemi ndërmend me leshu me na vjedh dikush pushtetin”.

Kjo deklaratë e tij nga kundërshtarët politik ishte cilësuar si thirrje për vlla-vrasje, por që Bahtiri kishte reaguar duke thënë se nuk e ka bërë një thirrje të tillë, por se veç është keqinterpretuat dhe nxjerrë konteksti deklarata e tij.

Ndaj kësaj deklarate policia kishte nisur hetime me ç’rast kishte bërë kallëzim penal në Prokurorinë e Shtetit, përderisa për këtë deklaratë letër Kryeprokurorit të shtetit i kishte shkruar edhe ish Presidenti Thaçi, ku thoshte se familja e tij ndihej e kërcënuar nga ky deklarim i kryetarit të Mitrovicës.

Gazeta Online Veriu.info ka siguruar vendimin e Prokurorisë së Shtetit të nxjerrë me datë 3.11.2020, ku kallëzimi penal kundër Agim Bahtirit është hedhur poshtë si i pabazuar, pasi që thuhet se është konstatuar se deklarimi i tij nuk paraqet vepër penale të thirrjes për padëgjueshmëri qytetare dhe nuk ka rrezikuar rendin publik.

Me këtë vendim Prokuroria thotë që ka konstatuar se qëllimi i Agim Bahtirit nuk ka qenë të provokoj dhunë dhe se qëndrimet e tij asnjëherë nuk kanë qenë ekstreme, por tolerante, thuhet në vendimin e siguruar nga Veriu.info, i cili është i shkruar në gjuhën serbe.

Në kohën kur ishte bëry kallëzimi penal ndaj tij, Agim Bahtiri kishte thënë se ky është plan i kundërshtarëve politik që përmes vendimeve gjyqësore t’i ndalohet ri-kandidimi pët kryetar komune në vjeshtën e vitit 2021.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.