Prokuroria deklarohet për rrahjen brutale në mes të disa vajzave në Pejë

Publikuar më:

Dy persona janë ndaluar për 48 orë nga Prokuroria e Pejës pasi ishin përfshirë në një rrahje sot gjatë ditës.

Kështu ka bërë të ditur, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Dy persona të gjinisë femrore janë ndaluar për 48 orë për këtë rast”, ka konfirmuar Nikçi.

Ndryshe, një përleshje në grup ka ndodhur sot në qytetin e Pejës ku janë përfshirë katër vajza.

Sipas pamjeve të siguruara nga Sinjali, shihet se incidenti ka ndodhur para hyrjes së Hotel “Kuint” në Pejë.

Në video shihet se dy vajza sulmojnë një tjetër me grushte e shqelma, ndërsa e katërta vetëm qëndron afër.

E në fund të videos, shihet se si ato e godasin viktimën me kokë për toke.

 

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.