Profesori pranon kërkim faljen e Fjolla Ujkanit: Të mençurit falin, nuk hakmerren, zoti ia kthen

Publikuar më:

Profesori i Biologjisë nga Vushtrria, Lulzim Paci, i cili nëpërmjet të videove të publikuara në rrjetin e tij social në Tik Tok duke shprehur pasionin e tij për vallëzimin, u bë viral, i ka falënderuar të gjithë qytetarët që e kanë përkrahur në kohët e fundit, që sipas tij janë të rënda, e veçanërisht për nënën e tij.

Paci thotë se njerëzit nuk duhet të japin paragjykime pa argumente dhe mos t’i linçojnë njerëzit.

Ai thotë se emocionet e shprehura në emisionin e KTV ka qenë pasi është përmend familja e tij dhe siç tregon Paci, menjëherë i është kujtuar fytyra e nënës së tij, teksa shton se e nuk e ka merituar ta përjetojë atë se çfarë ka ndodhur ditëve të fundit.

“I falënderoj të gjithë ata mbështetësit, duke mos i anashkaluar edhe kritikët. Shpresoj që mentaliteti jonë në Kosovë do të ndryshojë për të mirë. Dhe mos të japin njerëzit paragjykime pa pasur argumente, pasi kritikat duhet të jenë me vend, e jo t’i linçojnë njerëzit. I falënderoj të gjithë ata që më kanë përkrahur në rrjetet zyrtare, duke filluar nga zyrtarët e lartë të Qeverisë, gazetarët dhe të gjithë të tjerët. Shumë faleminderit”, tha ai.

“Shumë një vlerësim të madh ma kanë dhënë, unë personalisht e kam përjetu por jo aq  sa nana jem pasi jam shumë e lidhur me të. Emocionet i kam pasur në emisionin kur u përmend familja jem dhe mu kujtu ftyra e saj dhe zoni i saj se çka u bo djali jem, çka ki bo, se marun farefisi tu thirrë tu thonë se din ti cka u bo me djalin tonë Lulin. Mbi të gjitha jam krenar që qëndroj në rrugë të drejtë, mburrna me atë se cka e kam bërë sepse kam pasur të drejtë”, shprehet Paci.

Paci madje thotë se ata që e kanë kritikuar e linçuar vetëm kulturën e tyre e kanë treguar dhe thotë se do të vijë koha ku do të vërtetohet se ka pasur të drejtë për veprimet që i ka bërë në Tik Tok.

“Me thonë të drejtën, kur presidentin më herët e kanë kritikuar, kush jam unë që mos të më kritikojnë. Secili e ka tregu kulturën e vet, vjen koha që tregon se unë kam pasur të drejtë e jo ata që kanë kritikuar. Bota ka përparuar, ndërkaq ne kemi mbetur ende se kush cka po bën. Nuk bën të merret me thashetheme se nuk ka asgjë prej tyre. Mos të mundohen me shkel tonin duke fituar poenë politik e me shkel dikë shpirtërisht. Unë hallall të gjithëve jav boj se jam mësu, funksione kam pasur prej vitit 2001 kur i kam udhëhequr mbi 3 mijë studente në UP se kam qenë kryetar i Kuvendit të Unionit të Studentëve”.

“Nuk është hera e parë që linçohem dhe i marrë ngat zemrës. Të gjitha emocionet kanë qenë ndaj familjes time që nuk e kanë meritu këtë, pasi të gjithë janë fetarë. Sidomos nana jem mu ka dhimbtë shumë sepse ka qenë e papërgatitur dhe e ka ditë që unë nuk bëj gjeste që nuk më kanë hije mu. Po presioni i madh anash ka ndiku dhe ajo e ka përjetu shumë rëndë”, deklaroi Paci për Paparacin.

Ai ka thënë se ka respekt për deputeten Fjolla Ujkani, kërkim-faljen e së cilës e ka pranuar.

“Më njoftuan se ka kërkuar falje publike. Të mençurit falin në atë aspektin nuk hakmerren. Le të jetë në ndërgjegjen e secilit. Zoti ia kthen dhe le të jetë në ndërgjegjen e saj. Unë kam respekt për të, ajo ka qenë nxënëse në shkollën tonë. Respekt edhe për to. Unë mendoj që kam pasur të drejtë dhe sa i përket valleve kombëtare, promovimit, kultivimit dhe ruajtjes së traditave shqiptare do të vazhdoj të publikojë video që kanë përmbajtje për të vetmen arsye që mos t’i harrojmë traditat tona”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.