Ish-deputeti Milaim Zeka ka paralajmruar arrestime në lidhje me skandalin e vjedhjes së votave në QNR për ministren e Jashtme Meliza Haradinaj.
Madje, sipas Zekës, duke u thirrur në burime të tij, thotë se Arigoni, personazhi i video incizimit të manipulimeve në QNR i publikuar para pak ditësh nga Insajderi, në QNR ka hyrë me bexh të falsifikuar.
Zeka thotë se kjo atij ju mundësua përmes disa zyrtarëve të lartë politikë.
Arigoni është personazhi që dyshohet se mori para nga burri ish-Ministres së Jashtme, Meliza Haradinaj, për të manipuluar rezultatin zgjedhor në QNR, në favor të kësaj të fundit.
Postimi i Zekës:
Priten arrestime ne Qendren e Numerimit
Albana Bytyqi do behet deputete
Arizoni i cili del si emer ne videoinqizimin e publikuar nga Insajderi, sipas burimeve te mia te informacionit, ka nje emer krejte tjeter. Ai, permes disa zyrtareve te larte politik, ka hy ne Qendren e Numerimit me nje begj krejte fallc. Policia e Kosoves, bashke me prokurorin, e dine nje gje te tille.
Perplasjet kane ardhur pas dyshimeve te shprehura nga disa njereze qe kane aderuar se voni ne AAK, se po demtoheshin nga komisioneret e kesaj partie, dhe nga disa kolege te futur ne listate e deputeteve. Skandali eshte i thelle, edhe shume gjera do behen publike.
Njerezit brenda AAK-se flasin per keto manipulime, te cilat jane bere edhe me mbeshtetjen e disa deputeteve te vjeter.
Ish deputeteja e AAK-se, e cila fillimisht e akuzoi publikisht Meliza Haradinajn per ”manipulime”, sipas te gjitha gjasave do behet deputete. Pjesa e vazhdimit mbetete pune per policine, dhe prokurorine. Shume komisioner duhet arrestuar, sepse permes manipulimeve te tyre, vritet edhe vota, edhe demokracia…!