Prishtina dhe Trepça synojnë sot finalen  

Publikuar më:

E diela është dita e derbit mes Sigal Prishtinës dhe Trepcës. Kjo është përballja e pestë gjysmëfinale dhe njëkohësisht vendimtare.

Kush e fiton këtë sfidë do të kualifikohet në finale, aty ku po e pret Peja, që ka eliminuar Golden Eagle Yllin në gjysmëfinale.

Takimin e parë gjysmëfinal e fituan prishtinasit 82:70, por më pas fituan mitrovicasit 77:68.

Kryeqytetasit kaluan sërish në epërsi 2:1, kur fituan 87:71, ndërsa takimin e fundit e fituan ‘Xehetarët’ 82:77, duke bërë që finalisti të përcaktohet në sfidën e pestë.

Mitrovicasit në çerekfinale kishin mundur Bashkimin, ndërsa bardhekaltrit u kualifikuan direkt nga vendi i parë.

Në edicionin e rregullt të garave, Prishtina përfundoi e para me 22 fitore e gjashtë humbje, ndërsa Trepça e katërta me 17 fitore e 11 humbje.

Ndeshja zhvillohet sot nga ora 17:15, ndërsa interesimi për këtë sfidë është i jashtëzakonshëm.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.