Prindon Sadriu kërkoi para nga shteti edhe për naftë, me arsyetimin “deri të gjejë banesë me qira”

Publikuar më:

Prindon Sadriu, diplomati kosovar që është edhe burri i presidentes Vjosa Osmani, javën e kaluar u bë temë pasi kërkoi rimbursim nga shteti për rreth 400 euro për harxhimet e ilaçeve të Covid-it.

Nga shumë qytetarët u tall një gjë e tillë, duke ditur se ai kishte të ardhura personale mbi 30 mijë euro e po aq të gruas, shkruan “Jepi zë”.

Sidoqoftë, ai vet u arsyetua për këtë duke thënë se është ligjore. Ndër të tjera, ai ka sulmuar mediat.

Ndërkohë, një dokument tjetër është publikuar dhe protagonist ka njeriun e njëjtë, Prindon Sadriu. Gjatë vitit të kaluar ai kishte udhëtuar Prishtinë-Shkup, ku shërbente si diplomat i lartë.

Në dokument është kërkesa e Sadriut, e cila është përcjell nga një zyrtare e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë.

Kërkimi i parave për naftë, bëhej me arsyetimin gjoja Sadriu ende nuk ka gjetur banesë dhe kjo gjë kërkon kohë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.