Tërmeti dridh Kosovën, epiqendra në Serbi

Publikuar më:

Një tërmet 2.7 shkallësh ka ndodhur sot, më 26.03.2024, rreth orës 17:45 në zonën në territorin e Serbisë por afër kufirit të Kosovës.

Sipas sizmologut Shemsi Mustafa ky tërmet nuk ka pasur potencial për të rrezikuar qytetarët apo për të shkaktuar ndonjë dëm material, për shkak të forcës së ulët.

“Nuk kishte vend për panik apo shqetësime, njëherësh ky tërmet dëshmon për zonën që është zonë aktive, e cila në të kaluarën kjo zonë ishte goditur me tërmete me intensitet të lartë bazuar në katalogun historik të tërmeteve” – ka thënë Mustafa.

Sizmologu nga Instituti Sizmik i Kosovës ka shtuar se kjo zonë mund të gjenerojë tërmete me magnitudë të intensitetit të lartë, sipas llogaritjeve dhe studimeve të paraqitura me Hartën e Rrezikut Sizmik për Kosovë.

JU REKOMANDOJMË