Prindërit e gjimnazistëve mitrovicas shqetësohen pas tërmetit, i kanë fëmijët në Durrës

Publikuar më:

Prindërit e gjimnazistëve mitrovicas janë në frikë pas raportimeve për tërmetin e fortë që goditi Shqipërinë, përkatesisht Durrësin, e që u ndje edhe në Kosovë.


Disa prindër kanë lutur “Jepi zë” që t’ju ndihmojë në komunikim me Drejtorinë e Arsimit dhe Gjimnazin “Frang Bardhi”, për të marrë ndonjë informacion zyrtar rreth vendosjes së tyre dhe sigurisë në atë vend.

Ndërkohë, Komuna deri tani nuk është deklaruar për këtë gjë, ani pse atje ndodhet një numër i madh nxënësish.

Ndryshe, sipas prindërve, fëmijët e tyre janë lajmëruar që janë mirë, mirëpo ata prapë vazhdojnë të jenë të shqetësuar, për shkak se janë paralajmëruar dridhje të tjera.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.