Prezantuesja kosovare e lëshon Kosovën bashkë me dy fëmijët e saj: Do të na mungojë ky vend me të mirat e të këqijat që i ka

Publikuar më:

Prezantuesja dhe gazetarja kosovare, Myrvete Qerkezi ka prezantuar formate të ndryshme televizive.

Prezantuesja, përmes një shkrimi të lënë në faqen e saj në Facebook, tregon se po largohet nga Kosova, drejtë një rruge me shpresa më të mëdha.

Ajo është larguar nga Kosova me fëmijët e saj, teksa tha se do t’i mungojë ky vend me të mirat e të këqijat që i ka.

Postimi i plotë:

Ne të tre, drejt një rruge të gjatë. Drejt një rruge me shpresa të mëdha për një kapitull të ri e më të mirë në jetën tonë.
Jam e vetëdijshme deri në qiell se do të na mungojë ky vend me të mirat e të këqijat që i ka.
Në këto momente të ndjeshme dua t’i kujtoj vetëm të mirat që mi dha Kosova.
Ky vend mua personalisht më ofroi shumë mundësi. Isha me fat që dita me i shfrytëzua dhe realizuar shumicën nga ato mundësi. Isha me fat që pata rreth meje njerëz të mirë që më ndihmuan dhe më mbështetën në realizmin e ëndrrave të mia.
Në rrafshin profesional dhe të jetës sime në përgjithësi.
Krenohem me shoqërinë që pata. U jam falënderuese, mirënjohëse e kurrë nuk do t’i harroj.
Isha e bekuar që u rrita dhe u edukova në këtë vend.
Isha me fat që pata pranë familjen time që më përkrahu gjithandej ku pata nevojë. Më qëndruan afër dhe më dhuruan dashurinë prindërore e familjare pa të cilën zor se do t’ia arrija.
Sa e madhërishme qenka mbështetja e familjes. Sa sublime qenka dashuria që ta dhuron familja.
E tani, teksa po ndahem nga Kosova ime e dashur e po shkoj shumë larg saj për të jetuar, nga zemra i shprehi dëshirën time të pafundme se do ta vizitoj sa herë të më jepet mundësia. Këtë vend të dashur për mua nuk do ta lë të më mbetet vetëm pjesë e ëndrrave të mia.
Miq të dashur!
Ju kolegë të mi të respektuar!
Familja ime që më je zemra e shpirti im!
E ti Kosova jonë e dashur!
Ju pafsha të qeshur, të hareshëm, të gëzuar e duke lulëzuar çdo ditë të lume!

JU REKOMANDOJMË