Presidentja Osmani takohet nesër me presidentin Erdogan

Publikuar më:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron për një vizitë zyrtare në Turqi.

Ajo nesër do të takohet me homologun e saj turk, Recep Tayyip Erdogan.

Në njoftimin e presidencës turke thuhet se në takim do të adresohen të gjitha aspektet bilaterale mes dyja vendeve, përcjell Klankosova.tv.

” Do të adresohen të gjitha aspektet e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Turqisë dhe Kosovës si dhe do të shkëmbehen pikëpamje për të çuar përpara bashkëpunimin bilateral”.

Po ashtu, në takim Erdogan dhe Osmani do të diskutojnë edhe tema me rëndësi për Ballkanin.

“Gjatë vizitës së parë zyrtare të presidentes së Kosovës, Osmani -Sadriu, në Turqi, do të diskutohen zhvillimet aktuale bilaterale dhe ato në Ballkan”.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.