Presidenti kroat propozon që Kosovës t’i jepet statusi i kandidatit për pranim në BE

Publikuar më:

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka propozuar që Kosovës t’i jepet statusi i kandidatit për pranim në Bashkimin Evropian.

Kjo erdhi pas propozimit që Ukraina të pranohet në BE sa më shpejt që të jetë e mundshme.

Sipas presidentit kroat, duhet të bëhet gjithçka që të parandalohet kriza e nisur në Ukrainë, në mënyrë që të mos zgjerohet në Ballkanin Perëndimor.

“Është interes strategjik dhe kombëtar i Kroacisë që shtetet në Evropën juglindore, që kanë deklaruar dhe kanë dëshmuar gatishmërinë dhe qëllimin që t’i bashkohen BE-së, të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian sa më shpejt që është e mundshme. Prandaj, presidenti Milanoviq u ka propozuar iniciatorëve të letrës së hapur që statusi i kandidatit për pranim në BE të kërkohet për Bosnje e Hercegovinën dhe Kosovën dhe që BE-ja, pas premtimeve të përsëritura, menjëherë të nisë negociatat për pranim me Maqedoninë dhe Shqipërinë, që tashmë kanë statusin e kandidatit”, thuhet në komunikatë.

Sa i përket Serbisë, sipas tij, ky shtet duhet të vendosë tash nëse dëshiron t’i bashkohet BE-së apo jo dhe të ndjekë politikën që e cakton.

“Sa i përket Serbisë , në këtë moment të rëndësishëm për paqen evropiane, ai vend duhet të vendosë nëse dëshiron anëtarësimin real në BE apo jo dhe të ndjekë politikën e tij në përputhje me rrethanat. BE-ja duhet t’i bëjë të ditur se ky është momenti i vendimit”, thuhet tutje në komunikatë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.