Presidenti i një klubi kosovar të futbollit, dhuron 50 mijë euro për Ushtrinë e Kosovës

Publikuar më:

Florim Zuka, presidenti i klubit të futbollit Gjilani ka dhuruar 50 mijë euro për Fondin e Sigurisë të hapur nga Qeveria.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate zyrtare, shkruan Jepi zë.

“Duke e parë sa e rëndësishme është siguria, kam vendosur që ta jap donacion këtë shifër e cila mund të jetë simbolike, por shumë e domosdoshme për Fondin e FSK-së”, deklaroi presidenti Zuka.

Njoftimi i plotë:

Presidenti i Sport Club Gjilani, Florim Zuka, i cili njëherit është edhe pronar i kompanisë “Tali Shpk” ka ofruar 50,000 euro për Fondin e Sigurisë të hapur nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Fondi i Sigurisë është i domosdoshëm për vendin, ndaj kërkesës për donacion i është bashkangjitur edhe presidenti Zuka.

“Duke e parë sa e rëndësishme është siguria, kam vendosur që ta jap donacion këtë shifër e cila mund të jetë simbolike, por shumë e domosdoshme për Fondin e FSK-së”, deklaroi presidenti Zuka.

Njëherit Sport Club Gjilani mbështet dhe përkrah çdo nismë të tillë, e cila është në shërbim të interesave dhe sigurisë së qytetarëve të Republikës së Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.