Presidenca e Kosovës ka kundërshtuar propozimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Në komentin dërguar Zyrës së Rregullatorit të Energjisë në kuadër të procesit të shqyrtimit të tarifave, Presidenca ka propozuar disa rekomandime për të parandaluar shtrenjtimin e energjisë elektrike.
Propozimi i ZRRE-së ka qenë që rryma të shtrenjtohet për 15 për qind nga prilli.
Megjithatë, sipas komentit të Presidencës, një shtrenjtim i tillë do të sillte barrë të madhe për qytetarët. Presidenca ka thënë se “ky veprim do të mund të shkaktonte valë të re inflacioni në vend dhe të ndikonte drejtpërdrejt në rënien e fuqisë blerëse të qytetarëve”.