Presidenca: Grenell po gënjen!

Publikuar më:

Pas deklaratës së fundit të ish-emisarit të Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka thënë SHBA-së se nuk është dakord me Albin Kurtin në raport me këtë vend, ka reaguar Presidenca e Kosovës.

“Si Shef i Kabinetit të Presidentes Vjosa Osmani, dua t’iu informoj se Richard Grenell po gënjen kur i referohet deklaratës së Presidentes së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Blerim Vela në Twitter.

Kujtojmë se Grenelli në një postim në Twitter ka shkruar se këto zgjedhje i dhanë një mësim të mirë kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, sepse i refuzoi projektet amerikane.

“Populli i Kosovës i ka dërguar një mesazh të fortë Albin Kurtit, pasi është e papranueshme të refuzosh SHBA-në, energjinë e rinovueshme të pastër (projektin e gazit) dhe Marrëveshjet e Uashingtonit të nënshkruara në Zyrën Ovale. Vjosa Osmani ia ka bërë të qartë edhe SHBA-ve, se ajo nuk është dakord me Kurtin”, ka shkruar Grenell në Twitter.

JU REKOMANDOJMË