Praktikanti e sulmon fizikisht infermierin në spitalin e Vushtrrisë: A din kush jam unë

Publikuar më:

Pasditen e djeshme ka ndodhur një sherr në Spitalin e  Vushtrrisë, Sheikh Zayed, ku një infermier është sulmuar fizikisht derisa po kryente detyrën e tij. Përveç sulmit, viktima u përballë edhe me kërcënim nga një i ri, që synon të bëhet punëtor shëndetësor.

Burimet e sinjalit brenda Emergjencës kanë bërë me dije se infermieri është rrahur me grushte nga një 23-vjeçar, i cili po kryente praktikë në këtë spital.

Për motive akoma të panjohura, i dyshuari B.A., kishte penguar viktimën teksa ishte duke punuar, përkundër që ky i fundit ia kishte tërhequr vërejtjen.

Për pasojë, viktima është sulmuar fizikisht me grushte dhe gjatë konfliktit verbal me të dyshuarin, ai i është drejtuar me fjalët “A e din ti kush jam unë”, thonë të njëjtat burime.

Si rezultat i denoncimit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar intervistimin e të dyshuarit dhe inicimin e rastit ndaj tij për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.