Pompa e derivateve në Vushtrri “Graniti” vjedhi në litër, shteti ia mbyll biznesin

Publikuar më:

Pompa e derivateve në Vushtrri “Graniti” është mbyllur nga shteti.

Kjo sepse ky biznes, mashtroi konsumatorin përmes shmangies së sasisë së derivateve, shkruan Jepi zë.

Njoftimi i Ministrisë:

Mashtrimi ndaj konsumatorit përmes shmangies së sasisë së derivateve të naftës

Në bashkëpunim me Njësinë për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, Agjencia e Metrologjisë së Kosovës, në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në aksionin e zhvilluar të datës 11.05.2023, ka realizuar verifikimin e jashtëzakonshëm të shpërndarësve të karburantit, të instaluar në një nga pikat shitëse në rrugën Faruk Beqiri, në Vushtrri.
Pas verifikimit të katër dorezave të produkteve të naftës, është konstatuar se ka pasur shkelje si në vijim:
*Këputje të bllombës zyrtare, tek doreza ( 2A) të mjetit matës, i cili është vënë në funksion të keqpërdorimit, nga operatori ekonomik.
*Në tri dorezat e tjera të verifikuara të shpërndarësit të derivateve të
naftës, ka shmangie të konsiderueshme të sasisë.

Procedimi i mëtutjeshëm i rastit në fjalë, vazhdon përmes organeve kompetente.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë

 

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.