Policia vazhdon aksionin, konfiskon edhe 58 pajisje për prodhimin e kriptovalutave

Publikuar më:

Policia e Kosovës ka konfsikuar pasditen e së mërkurës 58 pajisje për prodhimin e kriptovalutave në Ferizaj.

Siç njofton Policia, pajisjet janë gjetur në një shtëpi të pa banuar në një fshat të Shtimes.

Pajisjet kanë qenë pa dokumentacion, ndërkaq në këtë rast janë ftuar edhe njësi të KEDS-it.

“Bazuar në një informacion inteligjent Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, pasditen e sotme në kuadër të një operacioni, tek një person i dyshuar A.G ( M/K) i moshës madhore, në një shtëpi të pa banuar në një fshat të Shtimes, janë gjetur dhe më pas janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës, 58 kartela grafike për prodhimin e kriptovalutave, pa dokumentacion. Në këtë rast janë ftuar edhe një njësi e KEDS-it. Për të gjitha këto veprime të Policisë Rajonale të Ferizajt është njoftuar Prokuroria Themelore e Ferizajt, për veprime tjera hetimore”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.