Policia po heton personat që tentuan ta kurdisin ndeshjen Prishtina-Trepça

Publikuar më:

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, ka konfirmuar se Policia e Kosovës është duke i hetuar personat të cilët tentuan ta kurdisin rezultatin e ndeshjes së tretë gjysmëfinale ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Trepçës.
Javë më parë klubi më i trofeshëm në Kosovë njoftoi në faqen zyrtare se kanë zbuluar një skandal ku janë përfshirë dy gjyqtarët grekë, Zacharis dhe Vardaris, të cilët nuk e gjykuan ndeshjen ndaj Trepçës në gjysmëfinale të “Play-Off”-it, anise vendimi u ndryshua në fund dhe takimin në kryeqytet e drejtuan gjyqtarët kosovarë.

Prishtina pretendoi se ka fakte se dy gjyqtarët grekë janë futur në një veturë nga një person i cili u ka ofruar ryshfet për ta favorizuar ekipin mitrovicas.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe i pari i FBK-së, Fetahu.

Sipas tij Policia e Kosovës ka nisur hetimet në lidhje me këtë që pretendoi klubi kryeqytetas.

“Nga informatat zyrtare që kemi, Policia e Kosovës ka nisur hetimet për të kuptuar se kush ka qenë ai person apo ata persona të cilët kanë dashur ta bëjnë një gjë të tillë. Ne brenda Federatës i kemi përfunduar të gjitha ato procedura të cilat kemi mundur ti përfundojmë. Ne kemi reaguar shpejt dhe i kemi larguar referët të cilët kanë pasur kontakt të paautorizuar tash po i bie para më shumë se dy javësh”, ka thënë ai në “Duelin Sportiv” të ‘RTV Dukagjinit’.

“Ne i kemi informuar organet e drejtësisë me të gjitha informatat që kemi pasur dhe presim prej tyre të marrim raport se cka ka ndodhur saktë. Është në interes të FBK-së dhe të gjithëve që të zbardhet sa më shpejt kjo çështje dhe të tregojmë se jemi të interesuar që të ruajmë integritetin e garave dhe nuk do të lejojmë askënd që të manipuloj apo të kurdis rezultatet e ndeshjeve”, përfundoi Fetahu./Lajmi.net/

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.