Policia ka njoftuar se një person ka ndërruar jetë dje në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.
Viktima ishte Miftar Fejza, roje në Parkun Industrial Trepça, shkruan Jepi zë.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar, derisa ka qenë roje në Parkun Industrial Trepça, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe është dërguar në Spitalin Rajonal, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.
Në anën tjetër rasti është iniciuar si vdekje e dyshimtë.